Rukje, (rehatim) me disa lutje, ajete dhe sure nga Kurani i bekuar

Gjetja e rehatimit,paqes, qetesise shpirterore,psikologjike, madje dhe fizike ,menyre, per udhezim te drejte,qe te duhet, qetesim,perkunder shqetesimit, shprese ne vend te pesimizmit, hapesire lumturie e mbaresie, sherim, dhe mbrojtje prej (sihrit) magjise, anullim, zhvleresim i plote i magjise, sherim prej syrit te keq, sherim dhe mbrojtje prej cmires dhe zilise, sherim dhe mbrojtje prej dredhive, shtimi i begative, clirim prej plogeshtise dhe ndjenjave te pesimizmit, te sentimentalizmit te tepruar, sherim,qetesim, dhe stabilizim i zemrave, rritja e besimit dhe e ndjenjave te gezimit, fitimi i kenaqesise se Krijuesit,
ibadet,nderim per Krijuesin, prej nga fitohen shperblime te shumta hyjnore, mbrojtje nga cytjet e xhineve dhe te njerezve,mbrojtje prej demit te shejtanit te mallkuar, mbrojtje prej zilise, prej magjise, prej syrit te keq, prej dredhive, etj . Te gjitha keto begati, pa asnje kosto, vetem duke degjuar ose (lexuar) Kuranin e shenjte, librin ne te cilin gjendet, fjala e Krijuesit tone te madherishem, Zotit te madheshtise dhe te nderit, Allahut, subhane we Teala, Zotit tone, te Cilit i perket cdo falenderim dhe cdo lavdi,dhe qe ka fuqi per gjithcka.
Vetite Kurative te Fjales se Allahut te lartesuar,te gjendur ne Kuranin e famshem, ka me shume se 14 shekuj , qe jane bere menyre jetese, per ata, qe i besojne dhe ua dine vleren, dhe qe perfitojne prej tij dhe lehtesojne jeten e tyre dhe te te tjereve.
Bazuar ne ajetin e sures Junus: 57:_ “O ju njerez, juve ju erdhi nga Zoti juaj, keshilla,Kurani, dhe sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret ,ne zemrat tuaja, edhe sherim e meshire per besimtaret”. 58:_"Vetem miresise se Allahut te t'i gezohen, se eshte shume me e dobishme, se ajo qe grumbullojne".
Gjithashtu ajeti: “Kur te degjoni Kuran, heshtni, ne menyre qe te fitoni meshire.”
Ose ajeti, “Ne te sollem Kuranin,qe eshte sherim e meshire…”
;;Dhe sheron zemrat…;
Do te degjoni nga Kurani i madherishem:_ Suren El Fatiha, ajetet e para te sures El Bekare, Ajetul Kursij,
( Ajeti 255), ajeti madheshtor i Kuranit fisnik,ajetet 174,175,176, sure Ali Imran, furnizuese me energjine e fuqishme te imanit, te riperteritur, dhe me shperblimet e paprera,prej Dhuruesit, El Xhxhebarit, per ata qe i mbeshteten Zotit te vertete, besojne ne fuqine e Tij te pakufishme, dhe qe nuk e krahasojne me ndonje send.
Sure Junus, 80,81,82,ajetet per asgjesimin e magjise, zhvleresimin e saj, me lejen e Allahut dhe fuqine e fjales se Tij ngadhenjyese.
Asgjesimi dredhive,qendrueshmeria ne besimin e drejte, mbrojtja prej demit te gjithckaje, vecanerisht prej,magjise,zilise dhe syrit te keq, dhe zhvleresimi tyre, anullimi i tyre dhe sherimi prej Meshires dhe fuqise se Allahut, gjendet edhe ne ajete e sureve si,
Sure Tarik, sure Kafirun, sure Ihlas, sure Felek, sure Nas, Ajeti 129, sure Tewbe,pjese nga ajeti 286, sure Bekare, Lutjen e sherimit: "I lutem Allahut, Zotit te Arshit madheshtor, te te sheroje!,
Lutjen e mbrojtjes prej te keqes se gjithckaje qe Allahu ka krijuar.
Ajetin me Lutjen e pranimit te rukjes, per sherim, dhe ndihme,mbrojtje e rrugezgjidhje ceshtjesh te ndryshme, psh, sure El Fatiha eshte gjitheperfshirese .
E lus Zotin e arshit te fronit madhedhtor, qe t,ju beje dobi leximi dhe degjimi i fjales, se Allahut, qe eshte me e larta, dhe me e sigurta ne sukses…
Fjala e Allahut kerkon edhe bindje ne zemer ,gjithashtu. Nese njeriu do te mundej te siguronte leximin e Kuranit vetes, kjo do te ishte bamiresia me e madhe ndaj vetes, dhe atyre perreth, qe e besojne. Megjithate ne pamundesi, njeriu mund te lexoje Kuranin ne gjuhen amtare,ose ne gjuhen e huaj qe e di sakte, pasi qe Kurani eshte i mbushur me keshilla dhe lutje, dhe ato kane nje ndikim te fuqishem, ne zemren dhe jeten e njeriut, dhe se Allahu porositi:dhe shjegojuani njerezve,Kuranin, ne gjuhen e tyre,qe te dalin nga erresira, ne drite, sepse Kurani fisnik, largon cdo gjurme erresire dhe cdo shqetesim, sepse Kurani eshte i gjithi sherim,dhe me leximin, degjimin dhe zbatimin ne jete te tij, dhe bindjen e thelle ne zemer,njeriu do ta arrije ate cka deshiron,= thote Krijuesi yne fuqiplote…Puna e njeriut me Kuranin, ne te cilin gjendet fjala e ALLAHUT, qe eshte me e larta, me e madhja,duhet te jete e vazhdueshme, ashtu si vaktet e domosdoshme te ushqimit, edhe shpirti ka nevoje te ushqehet dhe te marri drite, shprese, jete e realizim te perkohshmerise dhe perjetesise se lumtur, sepse fjala e Allahut ne Kuranin e bekuar,eshte ajo, qe krijon nje lidhje te forte, te krijeses me Krijuesin,perderisa i beson,e merr ne konsiderate dhe i permbahesh. Dhe Krijuesi yne, qe eshte furnizuesi kryesor, dhe Zot i miresive te medha, na ka lene te lire te zgjedhim, rrugen e lumturise, nese do ta konsiderojme.
Leximi eshte realizuar me qellimin e ndihmes, per te lehtesuar dhe larguar shqetesimet dhe brengat, dhe me deshiren e mire per te siguruar te ata njerez, qe e ndjejne te nevojshme, qetesimin,udhezimin e drejte dhe sherimin, qe vjen vetem,prej Allahut te madherishem. Ky synim, fisnik,rrjedh prej obligimit hyjnor per cdo musliman qe mundet, dhe deshiron te fitoje kenaqesine e Allahut, ne kete proces,si nje akt human per hir te Allahut, Krijuesit tone te lavdishem, qe na bekon me keto miresi, dhe na keshillon t'i shperndajme te njerezit,duke permbushur amanetin e Tij hyjnor. Gjithashtu te perfitojne, prej fjales se Tij hyjnore, krijesa, njerez,, qe deshirojne te njohin Krijuesin e tyre, dhe te ndihmohen prej Krijuesit te tyre, Allahut subhane we Teala.
Zeri i recituesit eshte ,thjesht nje instrument, nje mjet, per t,u percjelle fjala, e Allahut, Zotit te madheshtise dhe te nderit, sepse ajo qe ndikon ne zemren e njeriut, dhe dhuron rezultatin, sjell mbaresine, udhezimin,qetesimin, perkrahjen,sherimin, largimin e shqetesimit,apo te keqijave,dhe mbjell farat e besimit te vertete , e te bukur,dhe e lulezimit te pranveres shpirterore, apo tere fatit te njeriut, eshte fuqia e fjales se Krijuesit, eshte Bujaria e Tij e madhe ndaj krijesave, eshte Vet Allahu xheleshanuhu, qe kur deshiron dicka, me urdherin e Tij hyjnor ;Behu,_menjehere behet ,ajo ,qe Allahu deshiron. Kembengulja ne lexim dhe degjim,meditim, dhe mendimi i mire per Allahun i shoqeruar me shprese dhe besim, duke mos harruar lutjet drejtuar Atij,dhe as veprat e mira, eshte nje nga shkaqet e suksesit.